Një numër i konsiderueshëm kompanish VIP janë përgjegjës për miliarda lekë detyrime të pashlyera te tatimet.
Por pasuritë e tyre nuk sekuestrohen nga drejtoria e tatimpaguesve të mëdhenj. Konstatimi vjen nga auditimi i kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Drejtorinë Rajonale të Tatimpaguesve të Mëdhenj Tiranë qershorin e këtij viti.