Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Artistet e njohura Elina Duni dhe Eda Zari si dhe aktivistë te AKIP kanë ftuar të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e koncertit-protestë kundër ndërtimit të Heceve në Valbonë dhe kundër importit të mbetjeve.
Kjo protestë vjen me moton: ?Të mbrojmë tokën,ujin ,ajrin, jetën!? dhe organizatorët theksojnë se nuk ka asnjë qëllim politik.
Elina Duni: Që të ngrihet një zë, që vërtetë të ekzistojë një zë i qytetarëve, i cili është i pavarur dhe që nuk duhet të frikësohet, sepse përfundimisht kjo është një demokraci dhe ne mund të themi se nuk jemi dakord me këtë gjë. Nuk jemi dakord me këto dy vendime. Na shqetësojnë.
Eda Zari: Të sjellim sa më pranë mesazhin; ?Mos ma prek Valbonën!?, leje lumin e lirë dhe jo importit të mbetjeve në Shqipëri. Kjo është një nismë pa ngjyra politike.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/elina-duni-dhe-eda-zari-koncert-ne-valbone-kunder-he-ve-dhe-mbetjeve/