Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dekorimi i 67 Ballistëve nga president ii Shqipërisë Bujar Nishani, nxiti debate dhe replika dhe në sallën e kuvendit.
Kryeministri Edi Rama dhe kryetarit i grupit parlamentar i Partisë Demokratike u përplasën me debate pa shmangur ironitë mes tyre. Kryeministri tha se është me partizanin dhe jo Ballin Kombëtar, duke i akuzuar demokratët si pasardhës të këtyre të fundit.
Rama: Unë jam me partizanin nuk jam me Ballin Kombëtar. Kjo nuk është as sekret dhe as një arsye për të ardhur këtu në emër të Ballit Kombëtar për të bërë fitimtarin. Këtu mund të numëroni sa pula keni shlyer në qeveri.
Në replikë ndaj tij, kreu i grupit parlamentar Edi Paloka tha se është djalë partizani dhe se është krenar për ato që kanë bërë prindërit e tyre.
Paloka: Së pari, po të them që im atë ka qenë partizan. Nuk e di a ka qenë yt atë. Nuk e besoj. Megjithatë do të turpërohesha sot nëse im atë do të bënte apo atë që deklarove ti këtu. Edhe Mehmet Shehu vet për aktin që kreu kërkoi ndjesë.
Replikat për ballistët kaluan deri në akuza personale mes palëve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-opozites-jeni-pasardhesit-e-ballit-paloka-une-jam-djali-i-nje-ish-partizani/