Studiuesi i njohur i estetikës së arteve dhe letërsisë dhe profesor i filozofisë Alfred Uçi është përcjellë me nderim nga dera e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Profesor Uçi u largua nga jeta mëngjesin e ditës së mërkurë në moshën 86-vjeçare.
Në homazhet e mbajtura për akademik Alfred Uçin kanë shkuar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryetari i kuvendit Ilir Meta, si dhe akademikë e personalitete të tjera të vendit.