Rama: Gjykatat kundër Vetingut - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-31 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përgjatë 48 orëve te fundit kryeministri Edi Rama ka preferuar te shmange komentet per vendimin e Gjykatës Kushtetuese per pezullimin e ligjit qe parashikon skanerin e pasurisë dhe përgatitjes profesionale te prokuroreve dhe gjyqtareve. Por gjate seancës plenare, ndërsa ka shpjeguar procedurën e ndjekur per anulimin e 6 HEC qe do te ndërtoheshin ne Theth; lideri i maxhorances ka akuzuar gjykatat per përpjekje per te bllokuar vettingun.?Ne gjykata ndërkombëtare, se ato shqiptare e dini ju se po merren intensivisht per te bllokuar vettingun?.Ky ka qene i vetmi koment i liderit te maxhorances per çështjen me themelore te reformës ne drejtësi; por Edi Rama është përqendruar tek problematika e hidrocentraleve ne lumin e Valbonës, duke sqaruar se nga 11 leje te dhëna nga qeveria Berisha vetëm 2 HEC-e do te ndërtohen.?Vetëm dy jo 11, të cilat kanë marrë dritën jeshile për shkak pamundësie të plotë ligjore për të bërë anulimin janë kaluar në filtra njëri pas tjetrit për të garantuar me ekspertizë ndërkombëtare standarde mjedisore dhe cilësi projektimi inxhinierik të njëjtë me ata që vazhdojnë të ndërtohen në Evropën e veriut.?Por debati ne parlament ka përfshire edhe dekorimin e 67 anëtareve dhe mbështetësve te ballit kombëtar; duke ndare politikanet ne mbështetës te ballit dhe te partizaneve.

Free Traffic Exchange