Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Kreditë me probleme kanë qenë një ndër shqetësimet kryesore të ngritura në konferencën kombëtare të Bankës së Shqipërisë. Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë konstatohet se niveli i kredive të këqia ka shkuar në 20 % në krahasim me 18.2% në fund të vitit 2015. Guvernatori i bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha se ky fenomen kërkon shumë punë. Sejko nënvizoi se problemet kryesore të ekonomisë shqiptare mbeten ulja e borxhit publik, rritja e punësimit dhe kthimi i inflacionit në objektiv.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/kredite-e-keqija-sejko-sfide-ulja-e-borxhit-dhe-e-huave-me-probleme/