BE: Vetingu, kyç për integrimin - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-31 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas pezullimit te ligjit te vetingut, Brukseli zyrtar bën te qarte se progresi ne reformën ne drejtësi është thelbësor per Shqipërinë ne rrugën e integrimit. E kontaktuar nga Vizion Plus, zedhenesja e Komisionit Europian, Maja Koçijançic tha se BE ka mbajtur shënim qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese per t?iu drejtuar Komisionit te Venecias.?BE i ka kushtuar vëmendje vendimit te Gjykatës Kushtetuese te Shqipërisë per te pezulluar përkohësisht zbatimin e ligjit per rivlerësimin e jashtëzakonshëm te anëtareve te gjyqësorit, te ashtuquajtur procesi i Vetingut. Ne mbajtëm shënim njoftimin kontekstual te Gjykatës per te kërkuar menjëherë këshille nga Komisioni i Venecias dhe per te vazhduar me pas, duke u bazuar ne këshillën e këtij te fundit, me rishqyrtimin mbi kushtetutshmërinë e ligjit.?E pyetur nëse ky pezullim do te ndikoje ne zbatimin e reformës dhe ne raportin e pritshëm te Komisionit, Koçijançiç theksoi se vetingu duket te zbatohet i plote dhe ai përben nje përpjekje kyçe per te shënuar progres.?BE konsideron se nje veting i plote dhe gjitheperfshires i gjyqësorit ne Shqipëri është nje përpjekje thelbësore, qe pritet te forcoje profesionalizmin ne ketë sektor. Si i tille, ai duhet zbatuar ne nje mënyre te qete dhe ne kohen e duhur ne kontekstin e nje procesi me te gjere reformimi qe po vazhdon. Përparimi ne reformën ne drejtësi është nje përpjekje kyçe per Shqipërinë per te ecur përpara ne rrugën drejt integrimit evropian. Rishikimi i kushtetutshmërisë se ligjeve është nje e drejte kryesore e Gjykatës Kushtetuese. Përfundimi i këtij procesi duhet te merret parasysh nga autoritetet e tjera te lidhura me te ne Shqipëri, qe jane përgjegjëse per zbatimin e reformës.?Persa i përket trafikut te drogës ne Shqipëri dhe ndikimit te këtij problemi ne imazhin e vendit, zedhenesja e komisionit nënvizoi:?BE po ndjek nga afër çështjet qe lidhen me luftën kundër krimit te organizuar, përfshire sfidat qe lidhen me luftën kundër kultivimit dhe trafikimit te drogës nga Shqipëria. Jemi ne dijeni te nje numri te operacioneve te suksesshme te kryera se fundi nga policia, te lidhura me trafikun e lendeve narkotike, te kultivuara apo qe kane kaluar transit ne Shqipëri. Keto jane arritje te rëndësishme te te gjitha agjencive ligjzbatuese te përfshira. Autoritetet ne Shqipëri duhet te bazohen ne keto rezultate ne përpjekjet e tyre per te shkatërruar rrjetet kriminale, edhe ne kuadrin e bashkëpunimit ndërkombëtar policor. Komisioni Europian do te publikoje se shpejti edhe raportin per Shqipërinë, ku analizohet edhe progresi ne këto fusha.?Ne 9 nëntor, Komisioni Europian do te publikoje progres raportin per Shqipërinë, ku pritet rekomandimi per hapjen e negociatave per anëtarësim.