Basha: Bujqësia, dështim i Ramës - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-31 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për liderin e opozitës Lulzim Basha bujqësia është një ndër dështimet e mëdha të Edi Ramës. Sipas Bashes, në këto tre vite nuk është mbajtur asnjë premtim ndaj fermerëve, ndërsa gjendja e tyre është përkeqësuar.?Në çdo vend të Europës fermeri mbështetet me grante. Në Shqipëri kjo është shumëfish më e nevojshme, për shkak të kushteve të vështira në të cilat funksionon femra shqiptare dhe jeton familja në fshatin shqiptar. Vjen dhe ju thotë s?ka para shteti por merrni kredi. Po mirë, pse jep 88 milionë euro në vit për orendi, për zyra, për perde, për tavolina dhe nuk gjen 88 milionë euro për fshatarët??Basha u ka premtuar fermerëve se në programin e Partisë Demokratike, 100 milionë euro do të akordohen si subvencione.?Zgjidhja për fermerët, zgjidhja për fshatin është granti, është subvencioni. Ne subvencionet për fshatin do ti çojmë 100 milionë dollarë në vit. Një për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto do të jetë si subvencion për fermerët. Shteti do të marrë të gjithë masat që prodhimet e importit të mos ju konkurrojnë. Se ndodh edhe kjo, punoni gjithë sezonin, bëni gati prodhimin, ngrihet trau atje edhe vjen malli i importit me gjysëm çmimi. Pse?! Për të futur lekët në xhep dy tregtarë, dy importues edhe i pari i doganës dhe i pari i vendit. Kjo nuk ka për të ndodhur.?Gjatë takimit që pati me strukturat e PD në Peqin, Basha akuzoi edhe njëherë Ramën, për situatën e rëndë te krimi dhe trafikut te drogës.