Report TV - Lezhë, 23 të diagnostikuar me kancer gjiri,1/5 e rastave të moshës 20-30 vjeç

2016-10-31 7

Gjatë vitit 2016 janë evidentuar 23 raste të reja të grave dhe vajzave të diagnostikuara me kancer gjiri në qarkun e Lezhës.

Shifrat alarmante janë bërë publike gjatë një aktiviteti të organizuar nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Lezhë në kuadër të muajit sensibilizues kundër kancerit të gjirit.

Sipas mjekes Bardha Gjoni, tronditës është fakti se kjo sëmundje ka prekur dhe moshat e reja, pasi 1/5 e rasteve janë të moshës 20-30 vjeç.

Për të kryer ekzaminimin e kësaj sëmundje pacientet, duhet t?i drejtohen Tiranës apo Shkodrës, pasi në Lezhë vijon të mungojë mamografia.

Pavarësisht të dhënave zyrtare, numri i personave te prekur nga kanceri i gjirit mendohet të jetë me i larte për shkak se në zonat rurale ndërgjegjsëimi i grave dhe vajzave për rrezikun e kësaj sëmundjeje është mjaft i ulët.

Përfaqësues të institucioneve të ndryshme, mjekë dhe nxënës të shkollave u bënë pjesë e një marshimi sensibilizes në luftën ndaj kancerit të gjirit.

Free Traffic Exchange