Dy persona kanë rënë në pranga të policisë, pasi janë kapur duke transportuar lëndë narkotike.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se janë arrestuar: Alfred Vaja, 54 vjeç dhe Ervin Cane, 36 vjeç, të dy banues në Vlorë.
Në zonën e Bunavisë, policia ka konstatuar një automjet tip ?Fuoristradë? me targë AA 937 IX, që drejtohej nga personat e mësipërm.