Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka anuluar marrëveshjen me konçesionarin që parashikonte ndërtimin e 6 Hidrocentraleve të lumin Shalë në Theth të Shkodrës.
Marrëveshja për ndërtimin e tyre është nënshkruar në vitin 2009, por Ministria e Energjisë argumenton se prishja e kontratës është bërë për shkak të mungesës së raportit të vlerësimit të ndikimit në mjedis, skemës së shfrytëzimit hidroenergjetik, si dhe ato të planit të biznesit.
Projekti për ndërtimin e HEC-eve është kundërshtuar edhe nga shoqëria civile e cila argumentonte se ndikimi në mjedis do të ishte mjaft i ndjeshëm, duke dëmtuar turizmin në këtë zonë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/anulohen-6-hec-et-ne-theth/