Ora News – Proçesi i Berlinit, Fitoussi: Vonesa e reformës në drejtësi është shkelje e zotimit

2016-10-31 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian janë në pritje të implementimit të reformës në drejtësi dhe bëjnë thirrje që ajo të mos vonohet. Në konferencën me fokus ?Shqipëria në Proçesin e Berlinit?, Ambasadori francez, Bernard Fitoussi tha se çdo vonesë e reformës është shkelje e zotimit. Anëtarësimi në BE për Ambasadoren gjermane, Susanne Schutz, do të thotë shtet ligjor dhe luftë kundër krimit, problem i cili vihet re në gjithë rajonin e Ballkanit. Proçesi i Berlinit ka përmirësuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë, të cilat kanë marrë rolin e liderit në rajon mbi vendet e tjera, ndërsa Aamiti i radhës do të mbahet në verën e vitit 2017 në Trieste.
Për Ambasadorin francez, Bernard Fitoussi, reforma në drejtësi është një reformë kurajoze që duhet përshëndetur, por BE tani po pret implementimin e saj. Ai tha se çdo vonesë e saj, është shkelje e zotimit.
Fitoussi: Duhet përshëndetur kuroajoja vendeve të Ballkanit Perëndimor që kanë ndërmarrë reforma të vështira, të komplikuara dhe të kontestuara, që kanë të bëjnë më fushën e drejtësisë, me organizimin administrativ dhe kjo është një shembull kurajoje edhe për ne vendet e vjetra të Europës Perëndimore. Çdo herë që ngadalësoni ritmin e reformave, aq herë shkelni zotimet tuaja. Ne po presim se kur do ta implementoni sistemin e vettingut në Shqipëri.
Ambasadorja gjermane, Susanne Schutz, ka rikthesuar kërkesat që Shqipëria duhet të përmbushë për t?u anëtarësuar në BE.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fitoussi-...