http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per ministren e integrimit Klajda Gjosha, Shqipëria i ka përmbushur te gjitha detyrimet dhe meriton nje rekomandim pozitiv per hapjen e negociatave ne 9 nëntor. Gjate konferencës ?Shqipëria ne procesin e Berlinit?, ministrja Gjosha ka theksuar se me miratimin e reformës ne drejtësi tashme i takon Brukselit te vlerësoje arritjet. Deklarata e Ministres se Integrimit vjen nje dite pasi Gjykata Kushtetuese vendosi pezullimin e ligjit te vetingut, vendim i cili ngrin zbatimin e reformës ne drejtësi. Por qe prej korrikut, përfaqësuesit e Brukselit e kane bere te qarte se per te hapur negociatat, Shqipëria duhet te jape edhe shenjat e para te zbatimit te reformës; e pikërisht per këtë arsye u kërkua qe ligji i vetingut te miratohej me urgjence ne muajin gusht. Tashme mbetet per t?u pare nëse pezullimi i këtij ligji do te ndikoje apo jo ne progres-raportin e Komisionit Europian qe publikohet ne 9 nëntor; pasi deri ne keto momente, klasa politikes shqiptare ishte e bindur se hapja e negociatave do te rekomandohej.