Çështja ÇEZ, Leskaj: S’jam njohur me vendimin për pushimin e çështjes

2016-10-31 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni Hetimor për çështjen ÇEZ i drejtuar nga Partia Demokratike ka vijuar seancën dëgjimore me kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj. Kreu i KLSH u shpreh se Prokuroria nuk ka marrë në konsideratë të gjitha argumentat e dorëzuara prej tij. Debate në Komison pati edhe për transparencën e lidhjes së kësaj marrëveshjeje.
Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, gjatë raportimit në Komisionin Hetimor për çështjen ÇEZ tha se Prokuroria nuk ka marrë për bazë asnjë prej dokumentave të dorëzuar nga institucioni që drejton. Ndërsa për vendimin e Gjykatës së Lartë tha se ende nuk është njohur me arsyetimin e saj.
Leskaj: Në vendimin e pushimit lihen pa trajtuar një sërë çështjesh të ngritura në kallëzimin e KLSH-së për sa i përket detyrimeve të përfshira në marrëveshjen për zgjidhjen me mirëkuptim, kostove shtesë që shteti shqiptar mori përsipër ti paguante padrejtësisht dhe detyrimeve dhe pretendimeve të papërfshira në marrëveshje. Jemi njohur nga mediat dhe padyshim ishim dhe në sallë me vendimin e Gjykatës së Lartë të rrëzimit të kërkesës sonë. Kur të vijë vendimi i arsyetuar i Gjykatës së Lartë ne do të marrim hapat e mëtejshëm.
Komisioni u përfshi nga diskutimet në lidhje me transparencën e grupit negociator për marrëveshjen me ÇEZ. Por kjo deklaratë u hodh poshtë nga deputetja, Vasilika Hysi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/ceshtja-cez-leskaj-sjam-njohur-me-vendimin-per-pushimin-e-ceshtjes/

Free Traffic Exchange