Report TV - Veliaj: Do ofrojmë orë edukimi në kopshte për ndarjen e mbetjeve

2016-10-31 0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një orë mësimi me fëmijët e Kopshtit 20 në Njësinë 3, të cilëve u shpjegoi rëndësinë e ndarjes së mbetjeve në të riciklueshme dhe të pariciklueshme, nismë e cila do nisë të zbatohet shumë shpejt në kryeqytet. Në bisedën me fëmijët, ai theksoi rëndësinë që kanë ata për të ndihmuar në ndërgjegjësimin qytetar, që ky proces të zbatohet me sukses nga familjet kryeqytetase.