Vendim të drejtë, e cilësoi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pezullimin e ligjit të vettingu-t nga Gjykata Kushtetuese.
Ndonëse një vendim i ndërmjetëm tha kreu i opozitës, ai i mohon kryeministrit mundësinë e kapjes së sistemit të drejtësisë.
Kreu i PD, Lulzim Basha: Është një vendim i ndërmjetëm, ne presim vendimin përfundimtar, pa dyshim si vendim i ndërmjetëm është vendim i drejtë sepse i mohon Edi Ramës mundësinë që përmes qehajajve të tij të vendosë se cilët prokurë janë të korruptuar dhe cilët nuk janë. Është një vendim që i hap rrugën zbatimit të kushtetutës së 22 korrikut.