Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kasem Lila i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes dhe plagosjen e kunatës, ka mësuar që gruaja e tij kishte ndërruar jetë në sallën e gjyqit.
Autori 56-vjeçar nga Ndroqi që ka vuajtuar nga tumori dhe probleme neurologjike, ka rrëfyer para togave të zeza se konfliktet kishin nisur nga gjendja e rëndë ekonomike pas ndërprerjes së ?KEMP-it? prej nje viti si pasojë e rifreskimit të dokumentacionit.
?Kishim konflikte të shpeshta ne familje për shkak të gjendjes ekonomike dhe për këtë kam tentuar disa here edhe të vetëvritem?, tha ai.
56-vjeçari ka treguar se edhe ditën e ngjarjes kishte tentuar të vriste veten me çiften e të vëllait, por kishte qenë ky i fundit që ia kishte hequr nga dora.
?Nuk e di ça ka ndodhur me pas?, është shprehur ai.
Pavarësisht justifkimeve, Lila ka pranuar autorësinë e ngjarjes, ndërsa avokati mbrojtës i kërkoi gjykatës një masë më të lehtë sigurie.
Ai kërkoi gjithashtu që klienti i tij ti nënshtrohet një ekspertimi për të përcaktuar gjendjen shëndetësore.
Ndërsa prokurori kërkoi qëndrimin e tij në burg, kërkesë kjo që u pranua nga gjykata.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vrau-gruan-kasem-lila-ne-gjykate-doja-te-vrisja-veten/