Tre kandidatët për kryetar të LSI-së morën pjesë në një takim me strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim të Tiranës, ku prezantuan platformat e tyre në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 6 nëntorit.
Gjatë fjalës së tij, kryetari i LSI-së, Ilir Meta, u shpreh se në çdo vendim dhe në çdo veprim duhet të udhëhiqemi nga dëshira për të rritur shpresën se Shqipëria është një vend me të ardhme.