“Sukses me lejet e ndërtimit” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-31 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një vit më parë dhënia e lejeve të ndërtimit në Shqipëri renditej në vendet e fundit në raportin Doing Business të Bankës Botërore. Sot ky komponent ka fituar 80 vende në renditjen botërore për dy arsye kryesore: miratimi i lejeve përmes sistemit online dhe rifillimi i dhënies së tyre pas bllokimit që u bëri për dy vite Këshilli Kombëtar i Territorit.?Sistemi elektronik i lejeve siguron realizimin e shërbimit me një ndalesë për lejet e ndërtimit (One Stop Shop), ku aplikimi i dërgohet bashkisë dhe bashkia kryen vetë - përmes sistemit - të gjithë bashkërendimin me institucionet e tjera publike.?Vetëm në dy muaj, sistemi elektronik ka filluar përpunimin e 175 aplikimeve për leje ndërtimi.?Më lejoni t?ju bëj me dije se dy muaj pas fillimit të funksionimit, në sistemin online për aplikim për leje ndërtimi janë të lidhura 61 bashki, 19 ministri dhe 15 institucione publike, qendrore dhe vendore. Sot, një ditë pas publikimit të raportit ?Të bësh biznes? janë duke u procesuar nga bashkitë, përmes këtij sistemi 175 aplikime për leje.?Për herë të parë dhënia e lejeve të ndërtimit online njeh miratimin në heshtje, nëse për 90 ditë institucionet nuk kthejnë përgjigje.