Gara për kreun e LSI-së - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-31 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
2 jave para se anëtaret e LSI te votojnë per kryetarin e tyre; njeriu qe drejton LSI qe prej krijimit te saj Ilir Meta se bashku me Shezai Rrokaj dhe Përparim Spahiun te cilët kane vendosur te sfidojnë kryetarin historik te kësaj force politike, kane shpallur se bashku platformat për garën e 6 nëntorit. Per Ilir Metën LSI, duhet te kete vetëm nje prioritet, interesin e qytetareve.Ilir Meta: Lëvizja Socialiste për Integrim duhet të ketë vetëm një ideologji: interesin e publikut të gjerë dhe duhet të ketë vetëm një aleat për këtë çështje që është transparenca me qytetarin. Në çdo vendim dhe në çdo veprim ne udhëhiqemi nga dëshira për të rritur shpresën se Shqipëria është një vend me të ardhme.Ndërsa 2 kandidatet e tjerë kane theksuar rëndësinë e aleancave dhe rritjes se LSI.Shezai Rrokaj: Këto aleanca duhet të jenë të kujdesshme dhe duhet të bëhen mbi baza programore, të përputhshmërisë së programeve politike, të cilat do të bëhen pastaj pjesë të mandatit qeverisës.Përparim Spahiu: Ka ardhur koha që Lëvizja Socialiste për Integrim, që është e vetmja forcë politike që rritet çdo ditë, të ketë një rol parësor dhe një rol udhëheqës në politikën shqiptare dhe në shoqërinë shqiptare.Ne zgjedhjet per kreun e LSI, Ilir Meta është sfiduar me heret edhe nga figura te tjera te LSI, si Luan Rama, por rezultati asnjëherë nuk ka qene surprize.