Ligji i ri për të drejtën e autorit do të forcojë mbrojtjen e të drejtave të krijuesve përmes krijimit të Agjencive të Reja të profilizuara. Përmes tyre, autorët do të lidhin kontrata me anë të se cilave autorizojnë agjencitë të mbrojnë të drejtat e tyre dhe në këmbim të përdorimit të këtyre të drejtave në fushën e kinematografisë, muzikës, librave apo arteve pamore, do të marrin shpërblimet e përcaktuara nga Këshilli Kombëtar i Mbrojtes së të drejtave të Autorit, një organ i krijuar rishtaz.