Report TV - Dekriminalizimi, Kuvendi: Asnjë zyrtar nuk rezulton i dënuar

2016-10-31 0

Kuvendi ka publikuar të dhëna në lidhje me ecurinë e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit për subjektet që ngarkon ligji për depozitim si dhe administrimin, verifikimin e vetëdeklarimeve dhe zbatim të ndalimeve.

Ka qenë vetë Kuvendi që me anë të një kërkese, ka kërkuar zyrtarisht informacion nga Zyra e Gjendjes Civile dhe Zyra e Gjendjes Gjyqësore për të gjithë funksionarët që kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit pranë Kryetarit të Kuvendit. Përgjigja vlen për institucionet e pavarura që zgjidhen nga Kuvendi.

Sipas Kuvendit, "nga përgjigjia e kësaj Drejtorie, rezulton se asnjë nga subjektet e verifikimit nuk ka rekorde të gjëndjes gjyqësore në vend, pra rezultojnë të gjithë të padënuar nga gjykatat shqiptare".

"Nga verifikimi i kryer nga struktura e posaçme e ngritur në Kuvend, asnjë nga zyrtarët nuk ka deklaruar të jetë i dënuar nga gjykatat shqiptare përveç rasteve të dënimit politik në kohën e diktaturës që nuk janë pjesë e këtij ligji.

Free Traffic Exchange