Report TV - Posta Shqiptare në Lezhë, drejtuesit apel për investime dhe shtim të stafit

2016-10-31 6

Amortizimi i godinave si dhe numri i ulët i punonjësve janë dy ndër shqetësimet me të cilat përballet filiali i Postës Shqiptare në Lezhë, që mbulon të gjithë Qarkun.

Problematika më e madhe është në zonën e Mirditës, kryesisht për shkak të terrenit të vështirë malor, duke bërë që ky insitucion të dalë me humbje në këtë zonë.

Alma Jaku drejtoresha e Postës Shqiptare në Lezhë shprehet se në çdo Njësi Administrative ka vetëm një punonjës, çka i detyron këta të fundit të punojnë me orar të zgjatur për t'i shërbyer komunitetit.

Jaku ndër të tjera shton se i është bërë kërkesë drejtorisë qendrore për shtim të personelit, ndërkohë që vitin e ardhshëm parashikohen dhe investime në godinat e Postës në territorin e Qarkut Lezhë.

Filiali i postes Shqiptarë në Lezhë gjatë kësaj periudhe të vitit ka realizur të ardhurat në masën 104%, ndërkohë që janë reduktuar ndjeshëm dhe shpenzimet.