Ora News – Shkodër, agjesohen 6555 bimë kanabis në tre sera, 150 policë në operacion

2016-10-31 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Shtetit vijon operacionet antidrogë në të gjithë vendim. Kontrolle intensive janë zhvilluar në të gjithë qarkun e Shkodrës, ku është bërë i mundur asgjesimi i 6555 bimëve kanabis në proçes tharje
Në operacion mësohet se u angazhuan 150 forca policorenga FNSH e Tiranës, FNSH e Shkodrës, specialistë nga Drejtoria e Përgjithshme e Rendit dhe Sigurisë Publike dhe shërbimet e DVP Shkodër.
Lënda narkotike u gjet gjatë kontrolleve në vendin e quajtur ?Fra i Madh? në Pult në 3 sera në tokë pa pronar të përshtatura për grumbullimin dhe tharjen e lëndëve narkotike.
6555 bimët kanabis në proçes tharje u asgjesuan në vend me anë të djegies.
Ndërkohë vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale të fushës së kultivimit, prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/agjesohen-6555-bimeve-kanabis-ne-tre-sera-150-police-ne-operacion/