Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Analisti Afrim Krasniqi, theksoi në studion e Ora News, se vendimi për pezullimin e ligjit të Vettingut, Gjykatës Kushtetuese ka preferuar ?daljen e lehtë?.
Krasniqi: Në fakt, nëse u referohemi ?pikave të nxehta? kur ka pasur reforma, sidomos në sistemin e drejtësisë, Gjykata Kushtetuese ka preferuar gjithmonë ?daljen e lehtë? siç është rasti i sotëm. E lehtë duke ia kaluar përgjegjësinë Komisionit të Venecias. Ne kemi pasur rastin e vitit 2005, kur në atë kohë u bënë menjëherë ndryshime në legjislacionin bazë me Konferencën Gjyqësore dhe me KLD-në dhe e njëjta situatë ndodhi edhe në atë kohë. Edhe me rastin e ligjit të dosjeve që prekeshin edhe figura të gjyqësorit, e njëjta praktikë u ndoq, u kërkua interpretimi i Komisionit të Venecias. Dallimi nga ky rast, nga rastet e tjera është se kjo ishte një reformë mbi reforma. Deri diku debati ishte nëse gjyqtarët do të ndiqnin praktika të largimit të përgjegjësisë, apo do të ndiqnin atë që ishte interesi i madh publik.
Por, a është normale kjo situatë?
Krasniqi: Është normale, për sa kohë ata kanë dilema në lidhje me përmbajtjen dhe deri diku në rastin konkret për shkak se ka një investim ndërkombëtar. Problemi i vetëm është fakti që reforma bllokohet në momentin e tanishëm dhe gjithë presim çfarë do të ndodhë në etapën e dytë të saj.
Cilat janë pasojat e këtij ?ngërçi? të krijuar?
Krasniqi: Së pari nuk miratuar e gjithë paketa ligjore e drejtësisë, në mënyrë që të ngelemi peng vetëm i këtij ligji. Janë një sërë ligjesh që duhet punuar paralelisht.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pezullimi-i-vettingut-krasniqi-kushtetuesja-ndoqi-daljen-e-lehte/