Shqipëria është përmirësuar me 32 vende në raportin e Bankës Botërore 'Doing Business për 2017'.
Shqipëria është pozicionuar në vendin e 58 nga 190 vende. Në raport theksohet përmirësimi në marrjen e lejeve të ndërtimit, sigurimi i energjisë, pagimi i taksave.
Ministria e Ekonomisë, Milva Ekonomi e cilësoi si historike renditjen e Shqipërisë për këtë vit në raportin e publikuar.