http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Muaji shtator u shoqërua me një furtunë lëvizjesh në postet më të larta të administratës që mbledh taksat, por me sa duket mbrapa këtyre ndryshimeve është fshehur gropa e madhe në buxhet që është krijuar në muajin shtator. Tatimet dhe doganat nuk kanë arritur të realizojnë me 45 milion dollarë të ardhurat e planifikuara, ku pikiatën më të madhe e ka pësuar Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Janë 40 milion dollarë minus TVSH e pa realizuar, qe mbulohet nga shtimi i mbledhjes së taksës së Tatimit mbi Fitimin me 36 milion dollarë. Taksa të tjera, të cilat kanë performuar dobët janë dhe taksat kombëtare, akcizat dhe të ardhurat jo - tatimore. Megjithatë, Ministria e Financave e sheh si pozitive situatën në buxhet. Përmes një njoftimi, financat sqarojnë se buxheti për periudhën 9-mujore është me sufiçit. Kjo situatë është shoqëruar me një sufiçit buxhetor afërisht 10.5 miliardë lekë. Ky është edhe një tregues i efekteve pozitive që po shtrihen në kohe të reformave të zbatuara me qëllim disiplinën dhe qëndrueshmërinë fiskale e buxhetore. Por në fakt, arsyeja se përse buxheti rezulton me sufiçit është fakti se shpenzimet nuk janë realizuar në masën e programuar në buxhet. Gropën më të madhe e kanë krijuar vështirësitë në alokimin e fondeve ndaj pushtetit vendor dhe kompensimin e ish-pronarëve. Një rezultat pozitiv në uljen e shpenzimeve në buxhet e ka dhënë ulja e interesave të borxhit publik: Si rezultat i kësaj, arka e shtetit ka arritur të sigurojë 11 milion dollarë. Për herë të parë, në muajin shtator kthesë ka bërë dhe ecuria e investimeve publike, e cila rezulton pozitive për të gjitha projektet.