Një histori e dhimbshme shqiptare në eventin Dita e Kujtesës ka përlotur Ambasadoren e BE në Shqipëri, Romana Vlahutin.
Duke sjellë në vëmendje një tragjedi të familjes së saj, Vlahutin, theksoi sa e rëndësishme është mbyllja përfundimtare e plagëve të regjimit të shkuar komunist.
Ajo shtoi se paqja e njerëzve që kanë vuajtur torturat dhe familjeve të cilët kanë humbur njerëzit e afërt, është e vonuar dhe ka pasoja për të ardhmen.