Report TV - Kushtetuesja pezullon ligjin e Vettingut, e dërgon në Venecia

2016-10-31 1

I njohur si Vettingu, ligji për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve është pezulluar këtë të martë nga Gjykata Kushtetuese.

Kushtetuesja ka marrë vendimin në dhomë këshilli duke arsyetuar pezullimin e efekteve të këtij ligji dhe dërgimin e tij për opinion në komisionin e Venecias.

Deri në një përgjigje të Venecias dhe gjykimit më pas në themel të ligjit efektet të cilat preknin gjyqtarët dhe prokurorët në procesin e rivlerësimit do të qëndrojnë të ngrira.