Ora News – Nis rikualifikimi urban në bllokun e banimit në rrugë “Vëllezërit Manastirliu”

2016-10-31 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rikualifikimin urban të bllokut të banesave në rrugën ?Vëllezërit Manastirliu?.
Gjatë inpektimit të punimeve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e vuri theksin tek zbatimi i projekteve në të mirë të qytetarëve si përgjigjia më e mirë përballë shpifjeve.
Veliaj: ?Është e vetmja përgjigje që njohim për t?i bërë ballë një mentaliteti, i cili kur e kishte në dorë Tiranën, fjeti gjumë, kurse tani shan edhe shpif, ndërkohë që fokusi duhet të jetë, si ta ngrysim ditën me një punë në dobi të qytetarëve. Bashkia e Tiranës ka vetëm një qëllim: T?i shërbejë qytetit! Do të thotë që interesi i madh i qytetarëve është shumë herë më i fuqishëm se interesi i vigël i dikujt që zë një hapësirë publike, bllokon një trotuar ose ndërton një mur në mes të rrugës?.
Për kryetarin e Këshillit Bashkiak,Aldrin Dalipi, puna është përgjigja më e mirë për ata që kritikojnë ndërsa adresoi edhe një apel për opozotën në Këshillin bashkiak.
Dalipi: ?Jam i kënaqur që në emër të Këshillit Bashkiak vij e shikoj nga afër vendimet që kemi marrë, të cilat përkthehen në punë konkrete. Por, gjithashtu kam edhe një përgjigje për ata që nuk fokusohen te puna, po te fjalët: Duhet të bëhen pjesë e ndryshimit, që të kenë mundësi edhe ata të jenë përballë qytetarëve e të ndjehen mirë, përndryshe le të vazhdojnë me fjalët. Bashkia e Tiranës, mazhoranca në Këshillin Bashkiak, dhe të gjithë ata që kanë zgjedhur të punojnë, do ta vazhdojnë këtë punë fort, ditë për ditë, dhe pa u ndalur?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nis-rikualifikimi-urban-ne-bllokun-e-banimit-ne-rruge-vellezerit-manastirliu/