Report TV - "Mbetjet", Shalsi e Balla: Kemi bërë ndryshime në ligj, vijojnë konsultimet

2016-10-31 0

Mazhoranca ka bërë ndryshime në ligjin për importin e "Mbetjeve". Lajmin e dhanë sot deputetët e PS, Eduard Shalsi dhe Taulant Balla, pas takimit të zhvilluar me përfaqësues të Aleancës Kundër Importit të Plehrave (AKIP).

Si një prej nismëtarëve të ligjit të Mbetjeve, Eduard Shalsi, u shpreh se është rënë dakord për përcaktimin e kuotës së importit dhe përpunimit si dhe detyrimi për bashkitë me qëllim ndarjen e mbetjeve në burim.