Ora News – Minimumi jetik në Shqipëri 16 mijë lekë në muaj për frymë

2016-10-31 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Avokati i popullit Igli Totozani deklaroi se niveli i minimumit jetik për frymë në Shqipëri është 16 mijë lëk në muaj, sipas një studimi të kryer nga një grup ekspertësh ekonomik të pavarur.
Totozani pohoi se në legjislacionin shqiptar mungon një dispozitë e posaçme kushtuar minimumit jetik si për përkufizimin ligjor ashtu edhe për detyrimin ligjor për llogaritjen e tij.
Totozani: Nga përllogaritjet e kryera, minimum jetik për frymë në 2015 rezulton të jetë 16 mijë lekë të reja në muaj. 7089 lekë në muaj për shpenzime ushqimore dhe 8913 lekë në muaj për shpenzime jo ushqimore. Në ndryshim nga studimet e tjera mbi nivelin e minimumit jetik vlera e përcaktuar nga ky studim merr në konsideratë edhe aspekte sociale dhe tendencat e konsumit në vendin tonë. Vlera e minimumit jetik përbën edhe bazën mbi të cilat duhet të llogariten pagat, ponsionet sociale, ndihma ekonomike, pagesa e paaftësisë dhe pagesa e papunësisë. Kuptohet duke bërë edhe rregullimet e nevojshme në lidhje me numrin e pjesëtarëve të familjes, numrin e të punësuarve prej tyre, pjesëtarët mbi dhe nën moshën e punës, asetet që zotëron familja e tij.
Sipas të dhënave zyrtare të treguesve të nivelit të varfërisë rezulton se rreth 14.3% të familjeve jetojnë në varfëri absolute (e përcaktuar në Shqipëri si numri i personave me konsum mujor real nën 4891 lekë) si dhe rreth 2.2% jetojnë në varfëri ekstreme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/per-2015-minimumi-jetik-16-mije-leke-ne-muaj/