Report TV - Punimet në rr.'Vëllezërit Manastirliu' Veliaj: Investime në çdo lagje

2016-10-31 2

Nis puna për rikualifikimin urban e një tjetër blloku banesash në kryeqytet. Bashkia e Tiranës po zbaton projektin e rikualifikimit urban të lagjes përgjatë rrugës ?Vëllezërit Manastirliu?, i cili parashikon ndërhyrjen në një sipërfaqe prej rreth 3.5 ha, ku përfshihen punime edhe në 8 segmente rrugore. Nisja e punimeve u inspektua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se, edhe në këtë lagje, investimi i bashkisë synon të sjellë standarde të barabarta jetese si në çdo zonë tjetër të kryeqytetit, ku është ndërhyrë deri më tani.