Kushtetuesja pezullon “Vetingun” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-31 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata Kushtetuese pezullon ligjin e Vetingut, duke kthyer ne piken zero reformën ne drejtësi. Vendimi i gjyqtareve qe ne ketë mënyre i japin mbështetje edhe vetvetes pasi edhe 9 anëtaret e kësaj gjykate do ti nënshtroheshin vettingut, është marre mesditën e se martës, pas kërkesës se bere nga Partia Demokratike. Kjo mase do te qëndroje ne fuqi, deri ne shqyrtimin ne themel nga Kushtetuesja. Ne faqen e saj zyrtare, gjykata publikoi te plote vendimin:- Pezullimin e zbatimit të ligjit nr.84/2016, datë 30.08.2016 ?Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë?.Ne kete mbledhje Gjykata ka vendosur ti drejtohet Komisionit te Venecias para se te shpalle përfundimisht nëse ligji i Vettingut e kalon apo jo testin kushtetues.- Kërkimin e amicus curia nga Komisioni i Venecias në lidhje me pajtueshmërinë e ligjit nr.84/2016, datë 30.08.2016 ?Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë? me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.Ky vendim i jep nje goditje te forte reformës ne drejtësi pasi asnjë segment i saj nuk mund te zbatohet pa ligjin per rivlerësimin e gjyqtareve dhe prokuroreve. Qe ne fillim te nisjes se reformës ne drejtësi, Vettingu u konceptua si shtylla kryesore e saj pasi çdo prokuror dhe gjyqtar duhet te kalonte skanerin e pasurisë dhe aftësisë profesionale; per me tepër çdo institucion i ri qe do te ngrihej duhej te kalonte serish Vettingun. Me ketë vendim te Gjykatës Kushtetuese pezullohet ardhja e ndërkombëtareve qe do te monitoronin procesin e vettingut; dhe nuk ngrihet dot as struktura e mbështetur nga amerikanet per te luftuar korrupsionin tek zyrtaret e larte. Ligji per SPAK parashikon qe te gjithë ata qe duan te punojnë tek Byroja Kombëtare e Hetimit, tek Prokuroria Speciale apo tek Gjykata e Posaçme duhet te kaloje me se pari vettingun, kështu qe ngritja e kësaj strukture pezullohet deri ne vendimin përfundimtar. Tashme e gjithë reforma ne drejtësi do te mbetet ne letër deri sa te shprehet Komisioni i Venecias e me pas Gjykata Kushtetuese te jape vendimin final nëse ligji i vettingut shkel apo jo Ligjin Themeltar te Shtetit.

Free Traffic Exchange