Situata e rënduar financiare e KESH ka detyruar qeverinë t?i drejtohet BERZH për një kredi perj 218 milionë eurosh. Kredia do përdoret për ristrukturimin e kompanisë, pëmirësimin e menaxhimit të saj, por veccanërisht të borxhit gjigand prej rreth 250 milionë eurosh.
Këshilli i Ministrave ka dërguar për ratifikim në Kuvend një marrëveshje me BERZH për projektin: Plani i Ristrukturimit të KESH.
Më datë 31 dhjetor 2015, gjendja e kredive afatshkurtra të Korporatës Energjitike Shqiptare rezulton 33.6 miliardë lekë, rreth 250 milionë euro. 218 milionë euro (apo 87% e totalit të kredive afatshkurtra) janë mbuluar me garanci qeveritare dhe 32 milionë euro pa garanci qeveritare.