“Shfuqizim” i pjesshëm i ligjit 7501? - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-31 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për herë të parë, kryeministri Rama propozon një zgjidhje për problemin e pronësisë së tokave ne fshat. Gjatë një takimi me fermerë të zonës se Shishtavecit në Kukës, Rama tha se do kërkojë në parlament regjistrimin e tokave sipas kufijve te vjetër, aty nuk ka konflikte mes banoreve. Ndërsa kërkoi mbështetjen e fermerëve edhe për një katër vjeçar tjetër. Rama dëgjoi disa nga kërkesat e banorëve: ndërtimin e rrugës dhe subvencionim per farën e patates. Këmbënguljes se banoreve për t?i marre nje premtim, sidomos per rrugën, Rama iu përgjigj përmes nje batute. Gjatë bashkëbisedimit, Rama akuzoi qeverinë e kaluar se la pergjysem investimet, sidomos ne infrastrukture.