Report TV - Kokainë tek pulat, kush e priste në Durrës ngarkesën nga Brazili?

2016-10-31 3

Plot 19 kilogramë kokainë e pastër u zbulua në doganën italiane mes një ngarkese me pula të ngrira që udhëtonte me kontenier nga Brazili. Pulat pritej të mbërrinin në Durrës por nuk dihet ende se kush do të ishte marrësi i tyre, në adresë të kujt do të importohej sasia e pulave të ngrira që udhëtonin nga Brazili me destinacion Shqipërinë

Policia e Durrësit është vënë në lëvizje lidhur me ngarkesën prej 19 kg kokainë, që pritej të vinte në Durrës nga Amerika Latin përmes kontenierëve të pulave.

Sasia e drogës u kap në Itali, teksa autoritetet në vendin fqinj kanë bllokuar dokumentacionin e kompanisë që kishte porositur ngakesën me pula në vendet latine.

Blutë e qytetit Durrësit kanë kërkuar infomacion nga homologët italiane për kompaninë që ka bërë porosinë.

Do të jenë hetimet ku hetuesit shqiptarë pas informacioneve që do të kenë marrë nga kolegët italianë pasi të kenë shqyrtuar dokumentacionet e kompanive shqiptare që importojnë pula frigoriferike nga Amerika Latine do të mund të përcaktojnë kompaninë që do të tërhiqte ngarkesën në Durrës.

Droga e fshehur mes pulave te ngrira që udhëtonin nga nga Paranagua e Brazilit u zbulua dje nga oficerët e komandës provinciale të ?Guardia di Finanza?-s së Reggio Calabrias, në portion e Gioia Tauro.