http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbi 700 kg hashash janë sekuestruar nga policia italiane ne Bari ne te gdhire te kësaj te marte. Lënda narkotike ishte zbarkuar nga një mjet lundrues qe kishte mbërritur ne brigjet italiane nga Shqipëria dhe ishte pikasur gjate natës nga nje helikopter i rojës bregdetare. Forcat e policisë pasi kane ndjekur ne fshehtësi lëvizjet e transportimit te drogës, kane arrestuar ne flagrance shtetasin italian Renato Colasuonno, 64 vjeç, një trafikant i njohur droge dhe i dënuar më parë nga drejtësia italiane. Në treg marijauna e sekuestruar do të kapte vlerën e 5 milionë eurove. Ndërsa ne nje tjetër operacion, karabinierët kane goditur nje grup kriminal te trafikut te drogës te përbëre nga italiane e shqiptare qe vepronte ne Raguza. Operacionet kishin nisur muajt e fundit pas sekuestrimit te 8 kilogramëve kokaine dhe arrestimit te 8 personave. Policia italiane po zhvillon kontrolle ne banesa apo ndërtesa te dyshuara se ishin ne përdorim te grupit kriminal per aktivitetin e paligjshëm.