Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN;
I ftuar:Koco Kokedhima
Zbardhja e plotë e emisionit: http://tvklan.al/opinion-kokedhima-problemet-e-mia-me-ramen/
I ftuar në studion e ?Opinion? ish deputeti i PS, Koço Kokëdhima ka theksuar në lidhje me përhapjen e kanabisit në Shqipëri, se situata kur unë e pata propozuar për t?a legalizuar atë ishte krejt ndryshe.
Kokëdhima është pyetur, si fillim, në lidhje me raportin e tij miqësor me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Fevziu: A është Edi Rama miku juaj?
Është miku im, dhe do jetë miku im. Unë jam njeri besnik dhe nuk zhgënjej asnjë njeri në jetë.
Fevziu: Për çfarë e ke zhgënjyer Edi Ramën?
Unë mendoj se këtë nuk e ka thënë askush, edhe nëse ndodh ta thotë dikush këtë këtë, mendoj se nuk do të jem unë njeriu që do ta thotë. Por më lejo ta shuaj kryezitetin, pra mos prit, që unë të bie në këto grackat e tua.
Fevziu: Në grackë ka rënë një miqësi njëzet vjeçare? Ka rënë një histori jo thjesht personale, por mediatikisht në qendër të opinionit publik.
Më fal Blendi, unë nuk kam asgjë për të fshehur. Unë jam shumë i sinqertë, e kam thënë njëherë, por po ta përsëris prap, në një intervistë në 2009 unë kurrë nuk gënjej para publikut, unë mund të mos them gjithçka, por ajo çfarë them është e vërtetë. E dyta, në vazhdim të ides që kisha, unë sot jam në politikë dhe diskutojmë çështje politike, dhe në aspektin politik po të them jam i gatshëm të bisedojmë të pyetem dhe të përgjigjem. Në lidhje me marrëdhniet e mia personale me cilindo mik pa dashur të mbuloj ndonjë gjë, pasi nuk kam asgjë për të mbuluar, unë do t?i mbështes miqtë e mij deri në fund.
Fevziu: Por a mbetet më miku juaj Edi Rama?
Padyshim.
I pyetur pse është sulmuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha. Kokëdhima ka theksuar se z.Berisha më ka pasur një sipërmarrës i disa mediave kritike me pushtetin e tij.
?Kanë qenë media kritike kundra disa politikave të papranueshme për popullin shqiptar?
Fevziu: Ç?do me thënë kjo?
Këtë do me thënë.
Fevziu: Po ju keni bashkëpunuar në 2005 me Sali Berishën e mbani mend?
Jam përgjigjur për të gjitha unë, o Blend.
Fevziu: Kush e ka diktuar politikisht Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë?
Gjykatën Kushtetuese e ka diktuar politikisht kundër meje djathtë dhe të majtë.
Fevziu: Ilir Meta?
I kam dëgjuar unë këto teorira, dhe një nga gjërat më të papranueshme për mua është një gjë ku njerëz të caktuar më përdorin mua, pasi e kanë bërë këtë krim, mbi karrierën time se nuk është një problem i madh se më hoqën mandatin e deputetit, në jetën time kjo nuk ndikon asgjë. Por e kanë bërë këtë gjë, dhe pasi e kanë bërë këtë gjë, mundohen të më përdorin mua, që unë të hidhem herë kundër këtij, e herë kundër atij. Fevziu: Pra në këtë rast po thoni se nuk po përdoreni kundër Metës?
Absolutisht nuk përdorem.
Fevziu: Kush ka interes t?u përdorë kundër Metës?
Kjo nuk është një çështje që duhet të ma bëni mua pyetje. Madje kjo është një pyetje që nuk do ma dre...