Report TV - Lezhë, fshati Zejmen 6 ditë pa ujë të pijshëm,digjet transformatori

2016-10-31 1

Më shume se 1 mijë banorë në fshatin Zejmen të Lezhës, prej 6 ditësh nuk furnizohen me ujë të pijshëm.

Shkak për ndërprerjen e ujit është bërë djegia e transformatorit që furnizon me energji stacionin e pompave, ndërsa askush nuk ka ndërhyrë për zëvendësimin e tij.

Përballë kësaj situate, banorët e këtij fshati janë të detyruar që të udhëtojnë në Lezhë apo Milot për të mbushur bidonat që të sigurojnë ujin e pijshëm.

Ata thonë se janë pagues të rregullt të faturave të ujit, ndërkohe që edhe pse janë ankuar, askush nuk ka ndërhyre për rikthimin e energjisë elektrike në stacionin e ujësjellësit të fshatit.