Ora News – Bushati: Të jetojnë konceptim e drejtësisë si një koncept qeverisës

2016-10-31 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Këtë vit, 71 vjetori i krijimit të OKB përkon me firmosjen e programit të bashkëpunimit me qeverinë shqiptare deri në vitin 2021. Përfaqësuesi i Përhershëm i OKB-se Brian Williams tha se vitet e fundit janë ndërmarrë disa reforma thelbësore.
Williams: Shumë reforma thelbësore janë ndërmarrë gjatë viteve të fundit në Shqipëri dhe qëllimi ynë është që këto reforma t?i shërbejnë dhe të përfitojnë njerëzit në 61 bashki.
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati theksoi se Shqipëria ka një prioritet që është integrimi në Bashkimin Evropian. për këtë qëllim qeveria shqiptare kërkon ndihmën e agjencive të OKB dhe organizatave të tjera në vendin tonë.
Bushati: Shqipëria ka një prioritet që është integrimi në Bashkimin Evropian dhe kërkon ta shoh rolin e agjencive të OKB-së në Shqipëri komplementar në funksion të arritjes së këtij qëllimi. Në funksion të politikave të vërteta zhvillimore dhe jo në funksion të politikave në letër. Ky është një diskutim që do ta hapim edhe me organizatat e tjera në Shqipëri.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bushati-te-jetojne-konceptim-e-drejtesise-si-nje-koncept-qeverises/