Ora News – Ekstremizmi i dhunshëm, Shqipëria ka strategji, por mungon bashkëpunimi

2016-10-31 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pavarësisht strategjisë kombëtare për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm të miratuar në nëntor 2015, institucionet shqiptare nuk kanë arritur nivelin e duhur të bashkëpunimit.
Agron Sojati Koordinator Kombëtar në luftën kundër ekstremizmit, në një tryeze diskutimi të organizuar nga Instituti Për Informim, Zhvillim dhe MOTIVIM, u tregua kritik ndaj institucioneve të përfshira direkt në zbatimin e strategjisë.
Ai theksoi nevojën e maksimizimit të bashkëpunimit për të garantuar sigurinë dhe rendin përballë rrezikut ekstremist.
Sojati: Problemi është që të kalojmë nga pjesa e institucioneve shtetërore që kanë përgjegjësinë primare që të merren me çështjet e individëve që radikalizohen, apo kërcënojnë sigurinë, tek raporti i qasjes komunitare, sepse ky raport na ka munguar dhe prandaj ne kemi nevojë të maksimizojmë të gjithë kapacitetet.
Zv.ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, David Muniz kërkoi që Shqipëria të zbatojë një plan efektiv për luftën ndaj këtij fenomeni.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ekstremizmi-i-dhunshem-shqiperia-ka-strategji-por-mungon-bashkepunimi/