Report TV - Lufta kundër ekstremizmit, tryezë mes aktorëve publikë e joshtetërorë

2016-10-31 0

Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm ka mbledhur në një tryezë përfaqësues të institucioneve shtetërore, të shoqërisë civile, të komuniteteve fetare, rrethet akademikë e aktorë të tjerë.

Agron Sojati, Koordinator Kombëtar në luftën kundër ekstremizmit tha se takimi synon identifikimin e aktorëve kryesorë që duhet të ndërveprojnë për të parandaluar shfaqjet e tij në Shqipëri, si dhe fuqizimin e partnerëve vendorë në luftën ndaj tij.