Transparencë për çmimin e shërbimet - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-31 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Katër operatorë që veprojnë në tregun e telefonisë celulare në Shqipëri kanë nënshkruar me njëri - tjetrin një Kod Etike, i cili vendos rregulla për konkurrencë të ndershme mes këtyre bizneseve. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur kompanitë kanë kopjuar paketat e njëra tjetrës. Por ka patur edhe dyshime për marrëveshje të fiksuara siç janë rastet kur nuk ofrojnë shërbimin e ndërrimit të numrit. Vetë ministrja e zhvillimit ekonomik, Milva Ekonomi tha se nga kjo marrëveshje kompanitë detyrohen të bëjnë transparente të gjitha tarifat dhe të njoftohen përpara ndryshimit të tyre.Milva Ekonomi: Ky është një hap i rëndësishëm, i cili jo vetëm që vendos në një formë të rëndësishme mënyrën se si komunikojnë operatorët me njëri-tjetrin, por merr përsipër gjithashtu që operatorët të mbrojnë konsumatorët në treg duke j ?ua bërë transparente të gjitha produktet që ato nxjerrin, duke j ?ua bërë transparente mënyrën se si grumbullojnë të dhënat personale dhe se si i ruajnë ato, gjithashtu dhe për mënyrën se si kostohen produktet dhe shërbimet që ato ofrojnë.Pirro Xhixho: E gjitha kjo me qëllim që konsumatori të njohë të gjitha produktet në kohën e duhur dhe mënyrën e duhur, duke lehtësuar zgjedhjen e tij, sepse ne jemi në një treg konkurrues dhe tregu konkurrues kërkon transparencë të plotë, kërkon që konsumatori të jetë i mbrojtur nga proceset abuzive të cilat mund të ndodhin, për efekt të dikujt ose të veprimeve të ndërgjegjshme dhe të pandërgjegjshme në treg.Kodi detyron katër firmat që ofrojnë shërbimin e telefonisë së lëvizshme të njoftojë në të gjitha rrugët konsumatorin për çmimin, paketën dhe të mos ketë oferta të njëjta me operatorë të tjerë. Po ashtu Kodi ndalon përdorimin e reklamës që nuk jep informacion të plotë për produktin që kërkohet të shitet.

Free Traffic Exchange