Kryesia e Partisë Socialiste e mbledhur këtë të hënë, ka miratuar drejtuesit e grupeve të punës në 12 qarqe. Organizimi vjen në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës.
Sipas ndarjes, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është drejtues i grupit të punës për qarkun e Tiranës.
Kryetar i grupit të punës në Durrës, është emëruar kryebashkiaku, Vangjush Dako.