Lehtësi për ankesat e biznesit - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-31 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një problem qe hasin qytetaret dhe bizneset ne zyrat e shteti është gjetja e se drejtës. Ky fakt konfirmohet nga shifrat e Drejtorisë se Apelit, ku biznesi ankimon gjobat qe merr nga tatimoret. Numri i tyre arrin ne afro 12 mije ne vit. Por vetëm ne 4 % te tyre e drejta i jepet biznesit. Ne pjesët me te mëdha kane te drejte tatimet. Ministria e Financave ka per qellim qe t?i vije ne ndihme biznesit, duke e detyruar administratën tatimore qe te mos ankimoje me tej vendimit, ne rastet kur e drejta anon nga ana e tatimpaguesit. Ekspertet thonë se koncepti i ligjit është pozitiv. Por ne kete rast fituesi me i madh është administrata tatimore, e cila redukton kostot per dërgimin e çështjes ne gjykate, ndërsa vetëm 4 % e bizneseve qe kane te drejte do te mund te përfitojnë. Janë nje sere ndryshimet qe Ministria po bene ne ligjin me te rendesishem te tatimeve, me qellim lehtësimin e punes se aktivitetit ekonomik. Amendimet gjeten miratimin ne parim te Komisionit te Ekonomisë.