http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pjesë e eventeve të shperndarjes së lejeve të legalizimit është bërë edhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta. 700 certifikata janë shpërndarë në Ishëm të Durrësit. Për kryeparlamentarin, kjo zonë ka një potencial të madh zhvillimi dhe me legalizimin e ndërtimeve hidhen disa hapa mjaft të rëndësishëm.?Do të jemi në dialog të vazhdueshëm me ju për të mbështetur edhe hapat e tjerë mjaft të rëndësishëm për zhvillimin e Ishmit sikurse është procesi i urbanizimit, por edhe zhvillimi i bujqësisë, i turizmit, mbrojtja mjedisit. Këto janë jetike për mirëqenien tuaj dhe njëkohësisht të kemi në konsideratë që Ishmi është një zonë me mjaft emër. Është një zonë e cila është e lidhur me një emër të madh të kulturës tonë kombëtare, por edhe ndërkombëtare si Ibrahim Kodra, por ka patur dhe mjaft personalitete të tjera. Prandaj të punojmë të gjithë me dashuri dhe me përkushtim për të ardhmen e Ishmit dhe unë besojë në bashkëpunimin tuaj në këtë drejtim?.Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, z. Artan Lame, tha se procesi i legalizimeve nuk është thjesht një çështje numrash, por rëndësi ka fakti që kjo mazhorancë po e mban fjalën e dhënë shqiptarëve.