Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Çështja CEZ nuk do të rihapet nga Gjykata e Lartë e cila rrëzoi sot kërkesën e KLSH për rinisjen e hetimeve ndaj Ministrit Damian Gjiknuri dhe avokates së Shtetit Alma Hiçka për marrëveshjen e paqes të arritur me kompaninë çeke.
Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e pushimit të çështjes nga ana e prokurorisë e cila kishte argumentuar se nuk ka elemente të shpërdorimit të detyrës nga dy zyrtarët e lartë.
Por sipas KLSH zgjidhja me marrëveshje e kontratës së CEZ, i ka shkaktuar shtetit një dëm të konsiderueshëm prej 479 milion Eurosh, dhe përgjegjës për këtë dëm është grupi i punës që drejtohej nga Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri si dhe avokaten e shtetit Alma Hicka, që i ka bërë veshjen juridike marrëveshjen.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/dosja-e-cez-nuk-do-te-rihapet-gjykata-e-larte-rrezon-klsh/