Ora News – Sanksionet, ambasadori rus për Ora News: Shqipëria humbi shansin me ne

2016-10-31 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasadori i Rusisë në Shqipëri, Aleksandër Karpushin, gjatë një interviste ekskluzive të dhënë për RTV Ora News, thekson se Shqipëria humbi një shans duke iu bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian për shkëmbimet tregtare.
Ai thotë se Rusia ishte e detyruar të shtrinte kundërmasat e saj në bazë të reciprocitetit edhe ndaj Shqipërisë, duke nënvizuar se për këtë fakt, importi i produkteve shqiptare është ndaluar. Për pasojë, thekson ambasadori, Shqipëria i mohoi vetes një mundësi për t?u futu pa konkurrencë të madhe në tregun rus.
Duke folur për situatën në arenën ndërkombëtare, përfaqësuesi i Moskës në Tiranë ka fajësuar Uashingtonin për situatën e krijuar në Siri, duke thënë se në përshkallëzimin e krizës kanë ndikuar politikat e ShBA, që sipas tij janë të gabuara.
Sa i përket marrëdhënieve me NATO-n, Karpushin nënvizoi se Rusia e sheh me shqetësim rritjen e prezencës ushtarake të Perëndimit pranë kufijve të saj, ndërkohë që u shpreh se Aleanca ishte tërhequr nga dialogu me qeverinë ruse në mënyrë të njëanshme.
Në tërësi, ambasadori rus në Tiranë, gjykon se nëse NATO dhe Shtetet e Bashkuara nuk do të marrin në konsideratë interesat e Rusisë, atëherë çdo përpjekje për dialog do të jetë e kotë.
Karpushin është pyetur edhe në lidhje me pavarësinë e Kosovës, ndërsa ka theksuar se qëndrimi i Moskës vijon të mbetet i pandryshuar, në mbështetje të rezolutës 12-44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sanksionet-ambasadori-rus-per-ora-news-shqiperia-humbi-nje-shans/