Report TV - ​‘Gjiknuri’, Gjykata e Lartë lë në fuqi Prokurorinë, rrëzon KLSH

2016-10-31 0

Damian Gjiknuri dhe Avokatura e Shtetit Alma Hocka nuk kanë kryer asnjë vepër penale sic pretendon kontrolli i Lartë i Shtetit. Ka qenë ky vendimi i Gjykatës së Lartë këtë të hënë që rrëzoi kërkesën e KLSh për rihetim të kallëzimit që ky institucion bëri 1 vit më parë ndaj Gjiknurit me argumentin se ai i kishte shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 479 milion euro me marrëveshjen e arritur me ish- kompaninë Cez Shpërndarje.

Gjykata e Lartë rrëzoi sot padinë e Kontrollit të Lartë të Shtetit ku kërkohej që Prokuroria të rihetonte kallëzimin për shpërdorim detyre në lidhje me marrëveshjen e firmosur me ish-Kompaninë CEZ Shpërndarje, kallëzim ky i bërë ndaj ministrit të Energjiitkës, Damian Gjiknuri dhe Avokates së Shtetit, Alma Hicka.

Sipas Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, Prokuroria ka vepruar drejt kur ka vendosur të pushojë hetimet ndaj dy zyrtarëve në lidhje me këtë kallëzim pasi nga të gjitha verifikimet që prokurori Arben Kraja ka bërë nuk ka rezultuar që Gjinkuri e Hicka të kenë konsumuar element të veprës penale.